E premtja e zezë

Thuhet se shumë veprime nuk duhen bërë ditë të premte sepse është ters ose “nuk është mirë”. E premtja konsiderohet si ditë ters nga shumë individë. Si arriti kjo ditë të kthehej në simbol fatkeqësie duke bërë të "Premten e Zezë" si ditën më famëkeqe për shumë popuj të botës? Kur data 13 është e premte, a janë më të larta shanset për gjasa ogurzeza apo aksidente? Sipas një studimi, që synonte të shqyrtonte lidhjen midis shëndetit, sjelljeve e parandjenjave kur data 13 e një muaji bie në ditë të premte, autoret e këtij shkrimi krahasuan numrin e automjeteve në qarkullim me numrin e aksidenteve automobilistike në dy ditë të ndryshme, kur data 6 e një muaji qëllon e premte dhe kur data 13 e një muaji qëllon e premte.

Studimi u bë në disa vjet dhe në zonën ku u krye, megjithëse shumë më pak njerëz përdorën makinat e tyre për transport kur data 13 ishte e premte, numri i të shtruarve nëpër spitale për shkak aksidentesh automobilistike ishte më i lartë së në një të premte të zakonshme. Përfundimi : “Data e 13 e muajit, kur qëllon në një të premte, është ogurzezë por vetëm për disa njerëz. Rreziku i shtrimit në spital nga ndonjë aksident rrugor mund të arrijë deri në 52 % më shumë se i një dite normale..." Megjithatë, ky është i vetmi studim shkencor i njohur deri më sot rreth këtij subjekti. Për më tepër, duket sikur ka të bëjë më shumë me natyrën njerëzore sesa me një ditë të javës aq më tepër të guxojmë ta përkufizojmë si të zezë.

Dita e gjashte e javës (e premtja në kalendarin britanik) që në kohët e lashta ka qenë e veshur me një tis ogurzi. Studiuesit thonë se është ndoshta besëtytnia më e përhapur si në Amerikë, dhe në pjesë të tjera të botës. Ka njerëz që kur 13-ta e muajit qëllon e premte, nuk shkojnë as në punë, restorante apo festime. Por duhet theksuar se ka ende njerëz të tillë vazhdojnë edhe në këtë mijëvjeçar të ri të ndikohen nga kjo lloj fobie. Sipas terapistit Dr. Donald Dossey vetëm në SHBA janë të paktën 21 milion njerëz. Nëse kjo do të ishte një shifër e sakte, atëherë rreth 8 % e Amerikanëve janë ende robër të një besëtytnie të vjetër.

Mund të thuhet se nami i keq i së Premtes i ka rrënjët që tek Kopshti i Edenit. Mendohet që ishte e premte kur Eva ndolli Adamin me frutin e ndaluar. Adami e kafshoi e të dy u dëbuan nga parajsa. Gjithashtu Përmbytja e Madhe ndodhi në një të premte, Zoti ua lidhi gjuhët ndërtuesve të Babelit në një të premte e po një e premte mban dhe kryqëzimin e Krishtit mbi supe. Për rrjedhim, një ditë fatkeqe për të krishterët. Në Romën e lashtë, e premtja ishte dita e ekzekutimeve, (më vonë dita e xhelatit në Angli). Në shoqëri të tjera pagane, ishte sabbath, dita e lutjeve e përkushtimeve, pra ata të cilët nuk u përkushtoheshin perëndive në këtë ditë, nuk do të merrnin uratën e perëndive. E si për t'i komplikuar gjërat, këto rite pagane nuk u zhdukën në Krishterimin e hershëm, i cili bëri çmos t'i ndrydhte si zakone. Nëse e premtja ishte një ditë e shenjtë për paganët, kurrsesi nuk duhet të jetë për të krishterët - duke u quajtur kështu "përkushtimi i shtrigave" e duke shtuar edhe një histori më shumë.

Një nga hipotezat shtron se nuk u krijua si një gërshetim në vite, por nga një katastrofë, një ngjarje e vetme historike që ndodhi rreth 700 vjet më parë. Katastrofa ishte masakrimi i Kalorësve të Tempullit, një legjion legjendar murgjish, i krijuar gjatë fushatave të Kryqëzatave, për të luftuar Islamin. Për 200 vjet këta ishin njohur si kontingjent luftues, por në vitet 1300 këto forca ishin rritur aq shumë në numër sa filloi të konsiderohej nga monarkët e klerikët e asaj kohe si një kanosje politike, andaj dhe u shpartallua nga një konspiracion kleriko-qeveritar.

"E premte 13 tetor 1307, një ditë aq famëkeqe, sa që bëri që e premtja, të bëhej sinonim për fatkeqësi. Oficerët e Mbretit Philip IVFrancës bënë arrestime në masë gjatë një sulmi të beftë pa aguar mirë dita, ku mijëra Templarëve - iu hodhën zinxhirët e u akuzuar si heretikë, mëkatarë, të përdalë, e homoseksualë. Asnjë nga këto akuza nuk u vërtetua madje as në Francë - në vende të tjera ndërkohë Templarët u konsideruan të pafajshëm. Në shtatë vitet që pasuan, me qindra Templare duruan tortura çnjerëzore në mënyrë që të nxirrnin "të vërtetën" e më shumë se 100 prej tyre vdiqën si pasojë e dhunës ose u dogjën në turrën e druve".


Një fenomen komplet i ditëve të sotme ? Teoria e "ditës më famëkeqe" ka dhe ajo anët e saj negative, më e rëndësishmja pasi i jep një rëndësi kulturore një ngjarjeje historike relativisht të zymtë. E për më tepër, për këtë a cilëndo histori tjetër paraardhëse mbi famën e keqe të së premtes, problemi qëndron se asnjë nuk ka mundur të dokumentojë ekzistencën e një besimi të tillë para shekullit të 19 -të. Nëse ata që jetuan para fundshekullit të 19 -të e konsideruan të premten, si një ditë ogurzezë, asnjë provë nuk është gjendur që ta vërtetojë këtë besëtytni. Disa akademikë besojnë se kjo damkë e ngjitur kësaj date është vetëm një fenomen modern i hiperbolizuar nga mediat e shekullit të 20 -të. Nëse është në të vërtetë kështu, atëherë jemi ne, populluesit e dy shekujve të fundit, ata që e kanë përkufizuar një ditë mëse normale si e premtja, si një ditë ogurzeze...

Referime

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!