Domeniko Damis (Ungra, 24 shkurt 1824 - Ungra, 4 tetor 1904) ishte një atdhetar, përgjithshme dhe politik arbëresh.
Të parët e D.Damis janë larguar nga Tepelena në 1480 dhe u vendosën në Ungra (It: Lungro), në Kalabri. D.Damis ka marrë pjesë në mënyrë aktive në jetën politike dhe ushtarake italiane si gjeneral i Garibaldit dhe deputet. Në 1848 komandoi 200 kryengritësit e Ungrës që u nisën për në Kampotenese. Në 1851 arrestohet,procesohet dhe internohet në Procida. Në 1860 niset me të njëmijtë (kryngritesit garibaldin) për në marsala. Në 1860 Garibaldi i jep gradën e kapitenit dhe emërohet në shtabin e përgjithshëm. Në të njejtin vit komandon regjimentin në muret e Kapua,ku i jepet dhe medalja e artë për vlera ushtarake. Në këtë betejë plagoset dhe humbet një sy. Në 1897 tërhiqet nga jeta ushtareke por jo nga ajo politike. Në vitet e fundit të jetës është antar aktiv i "Komitetit Italo-Shqiptar", i formuar nga djali i Garibaldit, për të ndihmuar Rilindjen Shqiptare.