Dita e Tokës

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që ftestohet në të gjithë botën me 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. Dita e Tokës për herë të parë është festuar në vitin 1970, ndërsa tani përfshinë ngjarje të ndryshme globalisht nga Rrjeti i Ditës së Tokës "Earth Day Network" (në anglisht). Earthday.net. Marrë më 22 prill 2011. në më shumë se 193 vende. "InternationalEarth day" (në anglisht). Marrë më 15 prill 2013. {{cite web}}: Parametri i panjohur |archivate= është injoruar (Ndihmë!); Parametri i panjohur |archiveu sayrl= është injoruar (Ndihmë!)</ref>

Në Ditën e Tokës 22 Prill 2016, Marrëveshja e Parisit u nënshkrua nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe rreth 120 vende të tjera. [1] [2] [3] Ky nënshkrim plotësoi një kërkesë kryesore për hyrjen në fuqi të draft traktatit historik të mbrojtjes së klimës, të miratuar me konsensusin e 195 vendeve të pranishëm në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në vitin 2015, në Paris.

Në vitin 1969 në një Konferencë të UNESCO-sSan Francisko, aktivisti i paqes John McConnell propozoi një ditë për të nderuar Tokën dhe konceptin e paqes, që së pari herë do të festohet më 21 mars 1970, ditën e parë të pranverës në hemisferën veriore. Kjo ditë e natyrës u sanksionua më vonë në një shpallje të shkruar nga McConnell dhe e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm U Thant në Kombet e Bashkuara. Një muaj më vonë një Senator i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson propozoi idenë për të organizuar një mësim mbarëkombëtar mbi mjedisin më 22 prill 1970. Ai angazhoi një aktivist të ri, Denis Hayes, që të ishte Koordinatori Kombëtar për çështjen në fjalë. Nelson dhe Hayes e riemërtuan ngjarjen "Dita e Tokës". Nelsonit më vonë iu dha çmimi Medalja Presidenciale e Lirisë në njohje kontributit dhe punës së tij. [4] Dita e parë e Tokës u përqëndrua në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1990, Denis Hayes, koordinatori kombëtar i vitit 1970, e mori mbi vete organizimin e ngjarjes ndërkombëtare në 141 vende. [5] [6] [7]

Komunitete të shumta krahas kësaj festojnë edhe Javën e Tokës, e që përfshin një javë të tërë veprimtarish të përqendruara në çështjet mjedisore me të cilat përballet bota. [8] [9]

Shih edhe

Referime

  1. ^ "Here's Why the U.S. and China Are Signing the Historic Paris Agreement on Earth Day". whitehouse.gov (në anglisht). 31 mars 2016.
  2. ^ McGrath, Matt (31 mars 2016). "Paris Climate Treaty: 'Significant step' as US and China agree to sign". BBC News (në anglisht).
  3. ^ "'Today is an historic day,' says Ban, as 175 countries sign Paris climate accord". United Nations (në anglisht). 22 prill 2016.
  4. ^ "Earth Day | Care2 Healthy Living" (në anglisht). Care2.com. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2013. Marrë më 24 prill 2013.
  5. ^ "Staff – The Builtt Foundation" (në anglisht). Bullitt.org. Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2011. Marrë më 22 prill 2011.
  6. ^ "The Rumpus Interview With Earth Day Organizer Denis Hayes" (në anglisht). The Rumpus.net. 17 prill 2020. Marrë më 20 prill 2020.
  7. ^ "How Earth Day gave birth to the environmental movement=The Harvard Gazette" (në anglisht). janar–shkurt 1990. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2010. Marrë më 22 prill 2010.
  8. ^ Kate Wheeling (18 prill 2017). "'The Ocean Is Boiling': The Complete Oral History of the 1969 Santa Barbara Oil Spill" (në anglisht). Pacific Standard. Marrë më 9 maj 2018.
  9. ^ Jonathan Bastian (21 prill 2017). "How the 1969 Santa Barbara oil spill sparked Earth Day" (në anglisht). KCRW. Marrë më 9 maj 2018.

Lidhje të jashtme

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Dita e Tokës.

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!