Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë është dita e 11 Shkurtit, shpallur e tillë me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 22 dhjetor të vitit 2015. [1] Dita njeh rolin kritik që gratë dhe vajzat luajnë në shkencë dhe teknologji. [2] [3]
Dita Ndërkombëtare e Grave dhe Vajzave në Shkencë zbatohet nga UNESCO dhe Gratë e Kombeve të Bashkuara, në bashkëpunim me agjensi dhe institucione ndërqeveritare, si dhe partnerë të shoqërisë civile, që synojnë promovimin e grave dhe vajzave në shkencë. [4] [5] Qëllimi i kësaj dite është të promovojë qasje të plotë dhe të barabartë për pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në shkencë. [6] [7] [8]
Shih edhe
Referime