Dhimitër Frangu (1443 - Trevi, 1525) ka qenë prelat kishtar,[1] bashkëpunëtor i Skënderbeut dhe historian i shekullit XV. Autor i njërës prej dy biografive më të njohura mbi Skënderbeun së bashku me atë të Barletit.[2]
Biografia
U lind në qytezën mesjetare të Drishtit nga shekulli i pesëmbëdhjetë, nga e ëma kushëri i Pal Engjëllit. Frangu qe në shërbim të Skënderbeut si sekretar, visartar,[3] skrib, përkthyes dhe luftëtar. Shoqëroi Skënderbeun në udhëtimin e tij në Romë dhe Napoli më 1466-67; duke qenë kështu njohës i madh i jetës dhe bëmave të tij ushtarake.
Pas vdekjes së Kastriotit më 1468, Frangu u zhvendos në Tivar dhe më pas në Venedik ku shkroi në latinisht dhe botoi biografinë e komandantit arbër, botuar në shtypshkronjën e gjermanit Erhard Ratdolf 12 vjet pas vdekjes së komandantit. Vepra u titullua Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d' Epiro, e botuar edhe me titullin Comentario de le cose de' Turchi, et del S. Georgio Scanderbeg, principe d' Epyrro.
Deri më 1513 qe vikar i kishës së Shën Gjon Pagëzorit në Briana, duke ia lënë këtë detyrë Palit të Pjetër Engjëllit, djalit të vëllait të Palit të lartpërmendur.[4]
Referime