Klod Debysi, lindi më 12 gusht1862 në Saint German-en-Laye, pjesa perëndimore e Parisit. Prindërit e tij ishin tregtar që shitnin artikuj porcelani dhe metalik. Ishte fëmija më I madh. Vinte nga një familje e varfër.
Ai e shfaqi talentin si pianist që në moshën 9 vjeç. Ishte I frymëzuar nga Zonja Maute de Fleurville (e shoqja e ëmës), një ditë e dëgjoi teksa I binte pianos dhe u habit nga zgjuarsia e tij. Kështu që I ofroi atij orë për piano. Pas një kohe përsëri nëpërmjet saj do të konkurron për në Konservatoriumin e Parisit, ku prej 38 kandidatëve do pranohen vetëm 8, përfshirë këtu edhe Debysi. Atje studio për 10 vjet.
Karriera e tij filloi atëherë kur e fitoi konkursin Çmimi I Madh I Romës, me kantatën L’Enfant Produique- Fëmija I çudirave. Debysi studio në Romë dhe Rusi.
Në moshën 25 vjeçare rikthehet në Paris. Gjatë kësaj periudhe ai zhvilloi kontaktet e para me botën letrare. Takoi : Xhejms Mkneil Uistler, Odilen Redon, Pol Velen, Zhul Laforg, Pjer Lui.
Një nga ndikimet e tij më të hershme është Pre-Rafaelitët në Angli dhe poezia e D. G. Rossetti. U martua dy herë. Fillimisht me Rosali Tekser, e njohur si Lili ne 1899 dhe me Ema Bardak në 1905. Ai pati një vajzë, Claude-Ema.
Në fillim të viteve 1900, lufta e tronditi Debysi dhe për një kohë ndaloi së kompozuari. Gjatë kësaj vërejti se nëse nuk bënte muzikë nuk kishte arsye përse të jetonte. Dëshironte ta zgjeronte stilin e tij dhe të përfshinte më shumë traditën franceze të shek. XVI dhe XVII. Muzika që krijoi me pas pas u konsiderua si abstrakte.
Gjatë viteve të tij të fundit shkroi 12 prelude. Ishte një gjeni që u vendoste muzikë fjalëve. E krijoi Suiten Bergomasque (Prelude, Menuet, Clair de lune, Passepied) në vitin 1890, shembull i teknikës së tij të butë. Në vitin 1892 shkroi pjesën simfonike “Pelleas et Melinde”, I inspiruar nga poezia e mikut të tij Stefan Mallarme (1972). Më vonë me kërkesë e kthen në operë. Kjo do të qëndrojë si kryevepër në mesin e operave tjera, e shkruar me atmosferë të plotë. Është e rëndësishme të përmendet se Debysi ishte I ndikuar prej Simbolistëve.
E kishte shok edhe Moris Meterlink, por në çështjen e rolit në operën e tij, ky ia dha dikujt tjetër në vend të dashnores së Meterlink dhe I acaruan marrëdhëniet.
Në 12 preludet secila ishte e ilustruar me titull.
Pas etydeve, ai shkroi 6 sonata njëra prej të cilave është për çelo dhe piano. Secila sonatë u shkrua për instrumente të ndryshme. Sonatat e tij janë fillimi I periudhës neo-klasike të muzikës abstrakte.
Në vitin 1917, luajti në piano, që ishte pjesa e sonatës tij në koncertin në Paris, në maj.
Ishte paraqitja e tij e fundit. Gjithashtu që në vitin 1909 u diagnostifikua me kancer kolorektal.
Klod Debysi vdiq në Paris, më 25 mars1918 prej bombardimeve nga forcat gjermane.
Veprimtari muzikore
Opera
[Pelleas et Melisande- operë me pesë akte]
[Le Martyre de saint- operë me pesë akte]
[The Martyrdom of Saint-Sebastian]
Punë orkestrale
[Lojërat]
[Tre Nokturne-1898, orkestër simfoni]
[L’apres-midi d’un Faune- orkestër simfoni]
[Nauges, Fetes, Sirenes]
Për piano
[Puerta del Vino, Les fées sont de'exquises danseuses, Feux d'artifice.]