Blendi Fevziu gazetar shqiptar dhe drejtuesi i emisionit "Opinion" në TV Klan.
Jeta
Blendi Fevziu ka lindur me 18 maj 1969. Ai është drejtues i emisionit Opinion që në 31 gusht 1997. Është diplomuar për letërsi dhe gjuhe shqipe në Universitetin e Tiranes me 1991. Në vitin 1989 ka qene pjesë e stafit te gazetës Studenti në Universitet. Me dhjetor 1990 dhe shkurt 1991 ka qene pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes Studentore që solli ndryshimin e regjimit në Shqipëri. Në 5 janar 1991 ka qene bashkëthemelues i gazetës Rilindja Demokratike, organi i pare i shtypit te lire pas thuajse 70 vitesh në Shqipëri.
- Kryeredaktor i Gazetës Koha Jone me 1992
- Kryeredaktor i gazetës Aleanca 1993 - 1996
- Bashkekryeredaktor i gazetës "Poli i qendrës" 1996
- Shef i Politikes në gazetën "Indipendent" 1997
- Drejtor i gazetës Koha Jone 2007 - 2008
E diela debat
Në vitin 1997 filloi në TVSH emisionin "E diela debat", emision i përjavshëm i debatit politik që transmetohej direkt, ditën e diel, në ora 20:30.
Emisioni Opinion
Në 31 gusht 1997 fillohët emisioni në TVSH.
Në 26 shtator 1998 emisioni u transferua në Tv Klan.
Qe prej vitit 1999 emisioni u transferua te enjten në ora 21.00 dhe që nga 2001 u quajt Opinion.
Në shtator 2008 Opinion transmetohet 4 here në jave, nga e hëna te merkuren në ora 22:30 dhe te enjten në ora 21:00.
Botime
- "100 ushtare" 1992 (bashkautor me Ben Blushi) ;
- "Piedestale pa Statuja" 1994 ;
- "Gjysma tjetër e botes" 1996 ;
- " Para dhe pas kamerave" 1999 ;
- " 50 + 1" 2004 ;
- "Histori e Shtypit Shqiptar 1848 - 2005" 2005 ;
- "Jeta ime... Intervistë me Blendi Fevziun" 2010 ;
- "Hiri i Vullkanit" 2010 ;
- "Piedestale pa Statuja" (Ribotim i plotësuar) 2011 ;
- "Enver Hoxha" Biografi 2011 ;
- "100 vjet" - nje ekskursion ne politiken shqiptare 1912 - 2012 (2012)
- "Ahmet Zogu, Presidenti qe u be Mbret" (2014)
- "Pushteti" (2016)
- “Tirana e Nones” (2019)
- “Lufta e Kosoves dhe Hashim Thaçi” 2020 (Bashkeautor me Baton Haxhiu)