Beteja e Loxhës u zhvillua gjatë Luftës së Kosovës në fshatin Loxhë të Pejës fillimisht më 6 dhe 12 Korrik 1998 dhe sërish më vonë më 10 dhe 17 Gusht 1998, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) kundër Ushtrisë Jugosllave (JNA) dhe Policisë Serbe (MUP). Beteja e parë ishte një operacion i nisur për të kundërsulmuar luftëtarët e UÇK-së, pasi 2 policë serbë që patrullonin zonën ishin vrarë nga UÇK-ja. Beteja e parë përfundoi me fitoren e UÇK-së, ndërsa beteja e dytë përfundoi me fitoren e Forcave Jugosllave. Të gjitha 284 shtëpitë dhe xhamia e fshatit u shkatërruan nga policia serbe me bulldozerë.[1]
Shih edhe
Referime
- ^ "Battle of Lođa", Wikipedia (në anglisht), 2022-12-06, marrë më 2022-12-19