Banka

1970

Funksionet që sot përfshihen në sistemin bankar kanë origjine antike.

Zakonisht pasuritë të mëdha ruheshin në tempuj ose u besoheshin priftërinjve të rëndësishëm. Greqia konsiderohet si djepi i bankave pasi pikërisht atje janë kryer veprimet të para bankare të dokumentuara. Në mesjete përveç huadhënies në para, kanë ekzistuar huadhëniet në natyre, madje dhe me norma interesi. Njerëzit e pasur vepronin me a letra kredie në baze të se cilave paguhej prurësi më të parë. Veprohej në këtë mënyre në rastet kur behej fjale për shuma të mëdha ose mallra me vlere.

Letra kredisë ishte paraardhësja e çekut të sotëm që mundësoi pasurimin me ritme gjigante të bankiereve të asaj kohe sidomos të atyre që ushtronin aktivitetin në qytete të mëdha tregtare si Firence apo Amsterdami. Madje disa u bene aq të pasur sa arritën deri të lëshonin hua për familje fisnikesh, por edhe për mbretër të cilët në raste kur nuk ishin në gjendje të kthenin paratë jepnin tituj fisnikërie. Si shembull konkret mund të përmendim :

  • bërjen Pape të një anëtar të familjes Medici (familje shumë e njohur) dhe
  • emërimin Zot i Firences i Lorenzo il Magnifico (edhe ky rrjedh nga familja Medici).

Origjina

Bankieret të parë merrnin përsipër të ruanin arin ose sende të tjera me vlere. Kur kjo pasuri kërkohej, duhej që pronari të tregonte një faturë ose dokument i cila vërtetonte pronësinë dhe datën e dorëzimit të arit. Me kalimin e kohës depozituesit tërhiqnin gjithnjë një pjesë të arit kështu që u mendua që pjesa tjetër të investohej nga bankieret në aktivitete të ndryshme fitimprurëse.

Edhe nëse ndonjë klient do të kërkon të gjithë pasurinë e depozituar kërkesa e tij do të përmbushej duke përdorur një pjesë të arit të depozituar nga kliente të tjerë. Duke qene se bankieret italiane ishin më të njohurit ata ushtronin aktivitet në shumë vende të Evropës. BORSA ishte një nga familjet më të famshme në këtë fushe. Në vitin 1609 kjo familje themeloi në Amsterdam, dhe Bursën e parë. Fjala Burse rrjedh pikërisht nga familja që e themeloi.

Aktiviteti i kambisteve u zhvillua në Mesjetë. Princat e Evropës zhvillonin shume luftëra. Për të rekrutuar dhe të paguar ushtare kishin nevoje për floririn (emri i parëse në atë kohë) të cilin e merrnin duke e shkëmbyer me ar ose sende të tjera me vlere. Deri në atë kohë kisha dhe politika e saj e kritikonte rende paranë megjithatë nuk mund të pengonte zhvillimin dhe përhapjen e saj.

Huadhënia ka qene fillimisht një aktivitet i hebrenjve por që me kalimin e kohës gjeti përdorim të gjere në shumë perandori. Barnabé de Terni në 1462 ishte një nga fisniket e pare që jepte hua me norma interesi. Më pas edhe në Francë sidomos gjate kohës së Luigjit të XVI u krijuan disa fonde të cilët shërbeni për huadhënie e cila sigurisht ishte e mbështetur në një normë interesi që arrinte deri në 10 % të shumës.

Fjale banke në shumicën e fjalorëve gjuhësore ka hyre në shekullin e XV. Bankieret e Italisë së Veriut lëviznin nëpër Evrope dhe ushtronin aktivitetin të ulur në një tavolinë ose bankë. Kjo është një nga hipotezat e prejardhjes së fjalës "BANKE".

Dokumenti me i vjetër që dëshmon ekzistencën e një kredie i përket vitit 1207. Në këtë dokument një bankier nga Xhenova ka nënshkruar për tërheqjen e një shume në Palermo.

Por për fat të keq shpesh bankat janë bere dhe objekt mosbesimi.

Në fakt përveç kredisë të pare është dokumentuar edhe mashtrimi i pare i cili daton 1384 kur një noter gjenoves i quajtur Antonius Laurentius kërkon paratë të një bankier por pa arritur ti marre ato.

Roli e Bankës

Ato jo vetëm që drejtojnë "tregtinë e parasë" por në të njëjtën kohë janë industri e prodhimit të saj. Çdo huadhënie e shlyre redukton sasinë e parasë në treg por në të njëjtën kohë shton pasurinë e bankës. Bankat kanë një rol tepër të rëndësishëm pasi orientojnë paranë në drejtim të atyre që kanë më shumë nevoje pa harruar dhe kontributin e tyre në ekonominë e një shteti.

Banka është krijuar në baze të një sistem që ka për qellim të merret me depozitat monetare, ruajtjen e kursimeve të klientëve dhe huadhënien për qëllime financiare. Shërbimet e saj ofrohen nëpërmjet një rrjet agjensishe. Me kalimin e kohës dhe zhvillimin e shpejte të teknologjisë po shfaqen gjithnjë e më shumë mundësi të reja veprimi ku mund të përmendim :

  • Veprimet nëpermjet Internet-it,
  • Përdorimi i Kartave të Kreditit,
  • Bankomate për tërheqjen e parave.

Zhvillimi dhe efektiviteti i këtyre tre elementeve është thelbësor në ecurinë e një bankë në kohet e sotme. Banka duhet të ketë një licencë dhe një kontratë me shtetin në baze te së cilës përcaktohen një sere elementesh që bëjnë të mundur veprimtarinë e bankës konforme rregullave dhe kushtetutës së një shteti.

Karta kreditit është në një fare mënyre pasardhësja më e re e çekut. Ajo mundëson tërheqje parash nga çdo filial i bankës tek e cila ne depozitojmë të ardhurat tona. Sigurisht që nuk mjafton një kartë e thjeshtë për të tërhequr para. Përveç saj përdoruesit i jepet vetëm një kod i fshehte që bën të mundur funksionimin e sigurte të kartës. Paratë e tërhequra mbahen nga llogaria e klientit. Karta e kreditit ka gjetur një përdorimi të gjere dhe në blerjet nëpërmjet internetit. Sigurisht për përdorimin e kartës së krediti dhe tërheqjen e parave nevojiten bankomat-et.

BANCOMAT-i i pare i zhvilluar nga Kompania De La Rue u përdor për herë të parë më 27 qershor1967 në Enfield Town në Veri të Londrës për llogari të Barclays Bank.

Megjithatë mbi shpikjen e këtij objekti ka disa emra që kërkojnë njohjen e autorësisë së shpikjes së këtij objekti.

I pari që pretendonte autorësinë e Bankomatit është një inxhinier njujorkez, Luther George Simjian i cili zotëron patentën e këtij objekti që në vitin 1930. Në këtë liste spikat emri i një tjetër inxhinier amerikan.

Behet fjale për Don Wetzel i cili në bashkëpunim me dy kolege hartoi dhe zhvilloi projektin e Bankomatit të parë automatik. Licenca e tij daton 4 qershor1973 përsëri në Nju Jork.

Për shpikjen e Bankomatiti të parë një tjetër inxhinier, John Sheperd-Barron u nderua me titullin (Oficer I Urdhrit të Perandorisë Britanike). Ishte pikërisht shpikja e Sheperd që u përdor e para në 1967. Për te rritur sigurinë në 1965 inxhinieri anglez James Goodfellow dha idenë e krijimit të një "numër personal identifikimi" (PIN).

Në fillim Bankomati u pa si një shpikje shumë e gjetur dhe që reduktonte mundësinë e vjedhjeve. Megjithatë teknologjia filloi të përdorej dhe nga grabitësit. Jo rrallë ka ndodhur që me ane të kamerave të gjehej PIN i përdoruesve ose numri 12 shifror i kartës dhe me ndihmën e një karte krediti fallso të përvetësoheshin shuma te ndryshua nga llogarite e klientëve...

Shiko dhe

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!