Balshajt

Stema e Balshajve

Balshajt (në alfabetin cirilik: Балшић, pl. Balšići / Балшићи; edhe Bašići; latinisht: Balsich) kanë qenë një familje fisnike që sunduan Zetën nga 1362 deri më 1421, gjatë dhe pas rënies së Perandorisë serbe.

Balsha themeluesi ishte një fisnik i vogël që kishte një fshat në zotërim gjatë sundimit të Car Dushanit, dhe vetëm pas vdekjes së tij tre djemtë e tij zgjeruan sundimin e tyre në Zetën e Poshtme duke shtënë në dorë zotërimet e gospodin Zharkos nga rrethana të paqarta. Më tej u zgjeruan në Zetën e Epërme pasi vranë vojvodën dhe çelnikun Gjurash Ilijiqin. Ndërkaq u njohën si oblastni gospodari të Zetës me edikt të Stefan Uroshit. Pas vdekjes së Uroshit, familja pati një hasmëri me Mërnjaçeviqët që zotëronin Maqedoninë.[1]

Për të zgjeruar ambiciet e tyre bregdetare dhe për t'i forcuar lidhjet me Perëndimin, në vitin 1369 kaluan në ritin katolik, megjithatë, ata nuk dëtyruan vartësit e tyre ortodoks të bënin të njëjtën gjë kësodore duke u dëshmuar tolerantë ndaj besimeve tjera, për dallim prej mbretërve serbë që mëtonin të çrrënjosnin herezitë.[2][3][4] Zotërimet e tyre u shtrinë nga Zeta (pjesë të Malit të Zi të sotëm), deri në Kostur. Në vitin 1385 ushtria e Balshajve u përball me ushtrinë osmane e ftuar nga Karl TopiaSavër duke pësuar disfatë. Si rrjedhojë humbën pjesën më të madhe të zotërimeve të tyre.

Mbi origjinën e tyre ka disa hipoteza, por shumica e burimeve të sotme mbështesin origjinën shqiptare të tyre.

Origjina

Sipas dëshmive të vetë Balshajve, ata e lidhnin prejardhjen e tyre me dinastin e Nemanjiqëve. Balsha II në Shkodër në një letër të dërguar qytetarëve të Republikës së Raguzës më 27 janar 1385, u shkruante:[5]

"... lutje dhe përgjërime për të parin tonë të shenjtë Simeon Nemanjën, mirrëmbajtësi i parë i Serbisë dhe Shën Savës..."

Qëndrimet ndaj origjinës së kësaj familjeje janë të shumta dhe autorë të ndryshëm shprehen me hipotezat e ndryshme,[6][7] por pjesa më e madhe janë të mendimit se kanë origjinë serbe.[8]

Hipoteza e origjinës shqiptare

Në vitin 1398 përmendet një djalë i paligjshëm i Gjergj Balshës, i quajtur Zasso Albanesi. Në "Jetëshkrimin e Stefan Lazareviçit" nga kronisti sllav i shekullit XV, Konstantin Filozofi, Balshajt njihen "si zotër shqiptarë": (Бальша Арбанашьскыи господинь -Balša arbanašski gospodin). Dokumente të Republikës së Raguzës bëjnë fjalë për zakone shqiptare (costumi albanesi) të Balshajve. Edhe në shkrimet e vjetra serbe ndodhet trajta Balsha- Балша (L.Stojanovic, Stari srpski rodoslovi i letopisi, Beograd, 1927, f.118, 225)[8] Konsulli rus në Shkodër dhe Prizren gjatë Perandorisë Osmane, Ivan Stepanoviç Jastrebov, e lidh mbiemrin e familjes me toponimin Baleč (shq. Balec) pranë Shkodrës, në Rrjoll.[9]

Gjuhëtari gjerman Gustav Weigand pandehte një prejardhje të përzier shqiptaro-vllehe kur pa që mbiemri Balsha figuronte në një listë të hershme mbiemrash shqiptarë në Rumani.[10] Eqrem bej Vlora, i prirë të besojë në pohimet e Du Cange tek vepra Illyricum vetum et novum që për Balshajt shkruan "Quidam ex Albaniae proceribus cognomento Balsa" dhe të Orbinit "ex indigenis nobilibus Albaniae", sepse sipas tij vetëm një prejardhje shqiptare përputhet me veprën dhe sjelljen e Balshajve. Vlora gjithashtu pohon për pasuesit rumunë të Balshajve.[11] Sipas burimeve të përdorura nga Athanas Gegaj, Skënderbeu pohonte se ishte trashëgues i Balshajve, së paku kjo në dobi të centralizimit të fuqisë së tij.[12] Joseph Swire pohon që Balshajt formuan një shtet shqiptar dhe u përpoqën ta mbronin nga "hordhitë pushtuese" turke.[13] Balshajt ishin shqiptarë edhe sipas autorit serb I. Bozic ("Neverea Vuka Brankovica", në "O Knjezu Lazaru", Krusevac, 1977).[8]

Për origjinë shqiptare flasin edhe dy studiues bashkekohorë, Gazmend Shpuza dhe Pranvera Bogdani,[14] dhe në përgjithësi historiografia shqiptare mbështet hipotezën e prejardhjes shqiptare.[15] Më tej përmendet fakti që tek Balshajt qeverisja bëhej nga të tre vëllezërit: Strazimiri, Gjergji dhe Balsha II, të cilët nënshkruanin të tre së bashku dokumentet dhe përdornin të njëjtën vulë. Xhufi vë në dukje se institucioni i bashkëqeverisjes hasej edhe tek fisnikët tjerë shqiptarë dhe ishte karakteristik për familjet e mëdha patriarkale shqiptare. Si rezidenca të përkohshme u shërbenin Tivari, Ulqini, Shkodra dhe Vlora, kurse në muajt e verës shpërnguleshin në rezidencën e tyre në malësinë e Tivarit.[16]

Origjinën shqiptare sipas Shpuzës e konfirmon edhe toleranca fetare që treguan Balshajt pas konvertimit në katolikë, e cila dallonte nga intoleranca e tejskajshme e mbretërve serbë të cilët ishin të dhënë pas çrrënjosjes së herezive.[14]

Studiuesi i mesjetës amerikan Kiril Petkov i quan shqiptarë,[17] po kështu veprojnë edhe Plamen Tzvetkov[18], Kristo Frashëri[19], Kasëm Biçoku,[20] Rolando Fabrini[21], Akademia Bullgare e Shkencave[22] dhe Enciklopedia Britannica.[23]

Hipoteza e origjinës serbe

Sansovino tek Historia universale dell'origine guerre, et imperio de Turchi beson në prejardhjen sllave të Balshajve.[11] Disa studiues modernë si Fine,[24] Nicol[25] dhe Bartl[26] shohin mundësinë e rrënjëve serbe tek origjina e Balshajve, ashtu edhe Elsie është i qëndrimit "me gjasë prejardhje serbe" për familjen.[27]

Hipoteza e origjinës latine-vllehe

Sipas Çedomilj Mijatoviç, Balshajt rrjedhin nga dera provensale e Bove (fr. Baux); nga të cilët bijon një familje italiane (''del Balzo''), dhe prej këtyre vijnë Balshajt dhe prej tyre një familje rumune.[28] Historiani serb Vladimir Ćorović gjykuar nga emri i familjes, ra në përfundimin se janë me origjinë vllehe,[29] Origjina "rumune ose kuçovllahe" u pohua si nga Shuflaj[30] ashtu dhe nga Jorga,[11] gjuhëtari kroat Petar Skok, mbështetur edhe nga historiani serb Milena Gecić.[31]

Historia

Gjatë sundimit të Car Dushanit emri i familjes Balsha – sipas disa burimeve me origjinë nga Balëzi i Shkodrës[14][32] – mbetet në errësirë.[33] Pas vdekjes së Dushanit ai ose bijtë e tij shtinë në dorë Ulqinin, Tivarin, Shkodrën dhe Budvën duke u zgjeruar drejt bregdetit më 1360.[34][33][26] Raguza i mbështeti në luftën e tyre kundër zhupanit të Humit, Vojislav Vojinović.[26] Të tre vëllezërit Balshaj: Strazimiri, Gjergji I dhe Balsha II, e kthyen Zetën në një shtet të pavarur nga mbretëria serbe. Ata prenë lidhjet me carin e ri serb Stefan Uroshin, i cili i konsideronte Balshajt rebelë dhe i trajtonte si kundërshtarë. Ai i nxiste kundër tyre sundimtarët sllavë dhe Venedikun.[35]

Më 1361 morën qytetarinë e Republikës së Raguzës, të cilët i mbështeti në luftën e tyre kundër zhupanit të Humit, Vojislav Vojinović. Më pas nisi pushtimet e tjera në Arbërinë veriore dhe shtriu zotërimet e tij nga Ulqini në Drisht.[26] Për të zgjeruar ambiciet e tyre bregdetare dhe për t'i forcuar lidhjet me Perëndimin, Në vitin 1369 tre vëllezërit kaluan nga riti ortodoks[4] në ritin katolik dhe morën qytetarinë venedikase,[26][36] megjithatë, ata nuk dëtyruan vartësit të ndryshonin fenë si ata,[37][38] madje ndihmuan që të ngrihej një manastir ortodoks në Ulqin.[4]

Përpjekjet për zgjerim drejt jugut ndeshën në rezistencën e fisnikëve tjerë shqiptarë. Në një betejë të zhvilluar në vitin 1364 me Topiajt, të cilët ishin zotër të Durrësit, Balshajt u thyen kurse Gjergj Balsha u zu rob. Me ndërhyrjen e Raguzës, Gjergji u lirua dhe armiqësia mes dy familjeve mori fund me martesën e Karl Topisë me Katerinën e Balshajve.[39] Për të vulosur aleancën me Muzakajt e Beratit, Balsha II u martua me vajzën e despotit Andrea.[40] Më pas Balshajt u zgjeruan drejt Kosovës dhe Vlorës.[41]

Së bashku me sundimtarët shqiptarë të Beratit, Ohrit, Përmetit dhe Korçës luftuan mbetjet e perandorisë serbe të car Dushanit, në radhë të parë me mbretin serb Vukashin, më pas me birin e tij Marko Kraljeviq, të cilit i morën Kosturin. Ky i fundit u përpoq më kot për ta rimarrë Kosturin me ndihmën e osmanëve.[42]

Në atë kohë vëllezërit Balshaj për herë të parë kishin bashkuar në një zotërim të vetëm pjesën më të madhe të trojeve shqiptare, duke përfshirë Zetën dhe Buzëujin, viset e Kosovës, Dibrës, Lezhës, Matit, Ohrit dhe Kosturit. Autoriteti i tyre shtrihej edhe në Shqipërinë e Poshtme dhe në Çamëri.[43]

Konflikti me Topiajt dhe osmanët

Aleanca me Topiajt nuk qe e gjatë. Principata e Topisë krijonte ndërprerje në mes të zotërimeve veriore dhe jugore të Balshajve duke i ndarë ata nga vasalët e tyre të jugut. Për këtë arsye u aktualizuan projektet e tyre të vjetra për shtrirje në Durrës dhe më gjerë. Në vitin 1383 ata ia dolën të marrin Durrësin nga sundimtari i tij Karl Topia dhe të krijojnë vazhdimësi territoriale veri-jug.[44]

Në vitin 1385 ushtria e Balshajve u ndesh në Savër me një ushtri osmane e cila kishte depërtuar në zotërimet e tyre jugore,[45] të ftuar nga Karl Topia.[46][47] Balsha II ra në betejë kurse ushtria e tij u shpartallua. Kjo disfatë dhe goditjet e vazhdueshme të osmanëve, i tkurrën zotërimet e Balshajve. Kosova ra në dorën e princërve sllavë, vasalë të sulltanit osman, kurse Karl Topia rimori prapë Durrësin.[48]

Gjergji II Balsha mori pjesë në Betejën e Kosovës në vitin 1389 dhe tre vjet më vonë u ndesh prapë me forcat osmane duke rënë rob. Kundrejt lirimit të tij u lëshoi Shkodrën, duke mbajtur vetëm Ulqinin dhe Tivarin. Në shtator 1395 e rimori Shkodrën por për shkak të izolimit dhe situatës së rëndë ia dorëzoi Venedikut bashkë me disa kështjella të afërta, në këmbim të një provizioni vjetor. Kësodore siguroi përkrahjen e venedikasve dhe kishte dorë të lirë të hakmerrej kundër rivalëve të tij, në radhë të parë Radik Gjurashit të cilin e la të vrarë. Po ashtu i vuri nën trysni kundërshtarët e tij të cilët ishin kthyer në vasalë të osmanëve dhe synonin zotërimet e tij.[49]

Balsha III dhe konflikti me Venedikun

Pas vdekjes së Gjergjit II, erdhi në fron biri i tij Balsha III (1403-1421). Në vitin 1404 i shkëputi Shkodrën dhe Drishtin nga Venediku, por venedikasit kaluan në kundërofenzivë dhe deri në verë të vitit 1405 pushtuan Shkodrën, Drishtin, Ulqinin, Tivarin dhe Budvën. Në vitin 1407 Balsha III rifilloi sulmet ndaj tyre, por ata të ndërgjegjshëm për mbështetjen që ai gëzonte në atë trevë, i ofruan paqe e cila u nënshkrua në vitin 1408 pranë Durrësit.[50]

Dy vite më vonë, Venediku i shkeli kushtet e paqes. Balsha III i mbështetur nga popullsia e pakënaqur e Shkodrës dhe Ulqinit dhe nga disa krerë shqiptarë, i sulmoi prapë zotërimet venedikase. Ndonëse të mbështetur nga osmanët, venedikasit nuk përballuan dot sulmet e Balshës i cili arriti t'i rifitonte disa nga qytetet e tij të mëparshme. Në nëntor 1412 u arrit një paqe e re mes Venedikut dhe Balshajve, e cila i njihte këtij të fundit të drejtën e zotërimit të Budvës, Tivarit dhe Ulqinit, kundrejt lëshimit të Shkodrës.[51]

Trungu familjar

Gjenealogjia e familjes sipas burimeve eshte si me poshte:[26]

  • Balsha I, Princi i Zetës
    • Strazimir Balsha, Princi i Zetës, më vonë murg, martoi Irena Dukagjinin (pa fëmijë), më pas martoi Milica Mërnjavceviqin, bija e mbretit Vukashin të Serbisë
      • Gjergj Balsha II, Princi i Zetës dhe Bregdetit, martoi Jelena Lazareviqin, bija e Princ Lazarit të Serbisë
        • Balsha III, Princi i Zetës, martoi Mara Topinë, më pas martoi Bogla Zaharinë
          • me Mara Topinë:
          • Jelena Balsha, martoi Shtjepan Vukcic Kosaqën, Duka i Madh i Bosnjës
            • Katerina Kosaqa, Mbretëresha e Bosnjës, martoi Stefan Kotromaniqin, Mbreti i Bosnjës
              • Sigizmund Kotromaniq, më vonë i quajtur Ishak bej Kralolu
              • Katerina Kotromaniq, Princesha e Bosnjës
            • Vladislav Hercegoviq, Duka i Madh i Bosnjës
            • Vlatko Hercegoviq, Duka i Shën Savës
            • Shtjepan Hercegoviq, më vonë i quajtur Ahmed Pasha Hersekzade, Vizieri i Madh i Perandorisë Osmane, martoi Hundi Sulltan, bijën e Bajazitit II
          • me Bogla Zaharinë:
          • Teodora Balsha, martoi Petar Vojsaliqin, Duka i Bosnjës
            • Dorotea Vojsaliq
          • një bir pa emër, vdiq në foshnjëri
      • Gojko Balsha
      • Ivanish Balsha
    • Gjergj Balsha I, Princi i Zetës dhe Shkodrës, martoi Olivera Mërnjavceviqin, bija e mbretit Vukashin të Serbisë, më pas martoi Teodora Dejanoviqin, bijën e Dejanit, despot i Perandorisë Serbe
      • me Olivera Mërnjavceviqin:
      • Elisanta Balsha
        • Jelena Moneta, martoi Rajko Monetën, Princi i Bunës
          • Jakob Moneta
          • Nikoll Moneta
      • Vojsava Balsha, martoi Radic Sankoviqin, sundimtar në Bosnjë
      • me Teodora Dejanoviqin:
      • Evdokia Balsha, Regjente e Janinës, martoi Esau de Buondelmontin, Despoti i Janinës
        • Gjergj de Buondelmonti, martoi bijën e Hilario Dorias
      • Kostandin Balsha, Princi i Krujës, martoi Helena Topinë, Princhesa e Krujës (kushërira e parë)
        • Shtjefën Balsha "Maramonte", bashkë-sundimtar i Zetës, martoi Vllajka Kastriotin, motrën e Skënderbeut
          • Gjergj Stres Balsha, Princi i Mizisë, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës, martoi Evdokian
            • Gjergj Balsha, martoi bijën e Muriq Shpatës
            • Mara Balsha
          • Gjon Balsha, Princi i Mizisë, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës
          • Gojko Balsha, Princi i Mizisë, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës, martoi Komita Arianitin
            • një bir i panjohur, vdiq në Hungari
            • një bir i panjohur, vdiq në Hungari
            • Maria Balsha, martoi Giakomo Alfonso Ferillon, Kontin e Muros
              • Beatrice Ferillo, Kontesha e Muros, martoi Ferdinand Orsinin, Duka i Gravinës
              • Izabela Ferillo, martoi Luigji Gesualdon, Konti i Konzas
      • Gjergj Stres Balsha (lindur jashtë martese)
    • Balsha II, Princi i Zetës, Vlorës dhe Kaninës, martoi Komita Muzakan, Princesha e Zetës, Vlorës dhe Kaninës
      • Rugjina Balsha, Princesha e Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Guvernatorja e Buduas, martoi Mërshkan e Zetës, Princi i Beratit, Vlorës dhe Kaninës
    • Vojsava Balsha, martoi Karl Topinë, Princi i Arbërisë
      • Gjergj Topia, Princi i Arbërisë, Princi i Durrësit, martoi Teodora Brankoviqin, bija e sevastokratorit Branko
      • Helena Topia, Princesha e Krujës, martoi Marko Barbarixhon, kapiten venedikas, Princi i Krujës, më pas martoi Kostandin Balshën, Princi i Krujës (kushëriri i parë)
        • Shtjefën Balsha "Maramonte"
      • Vojsava Topia, martoi Isak Kursacion, patricien i Durrësit, më pas martoi Progon Dukagjinin, Princi i Lezhës

Diplomacia

Mbi diplomacinë e tyre, Shuflaj konstaton se Balshajt kishin kancelari sllave.[30] Sipas studimeve të fundme, ndër dokumente zyrtare, përveç gjuhës sllavonike kishtare, përdorën edhe latinishten.[6]

Referime

  1. ^ Xhufi 2002, p. 301
  2. ^ Fine (1994), f. 362.
  3. ^ Xhufi 2002, p. 302
  4. ^ a b c Dani, Doan (2016). Shpikja e Mesjetës. Tiranë: Pika pa sipërfaqe. fq. 69. ISBN 9789928185303. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Šekularac, Božidar (1987). Dukljansko-Zetske Povelje (në serbo-kroatisht). Titograd. fq. 173.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  6. ^ a b Blumi, Isa (2011). Reinstating the Ottomans: Alternative Balkan Modernities, 1800-1912 (në anglisht). Springer. fq. 37–38. ISBN 9780230119086.
  7. ^ Blumi, Isa (2011). Reinstating the Ottomans: Alternative Balkan Modernities, 1800-1912. Springer. fq. 37–38. ISBN 9780230119086. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b c Xhufi, Pëllumb (2019). Skënderbeu. Dituria. fq. 50. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë 1985, p. 323: "Whereas JS Jastrebov, when speaking of the Balshaj of Shkodra calls then Balesium, Balezza, Balezum, Balezo and adds that the Greeks in Dukel74 called them Barizi."
  10. ^ Malcolm, Noel (1998). Kosovo: a short history. Macmillan. fq. 62, 368. ISBN 978-0-333-66612-8. Marrë më 5 maj 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b c Vlora, Eqrem bej; Von Godin, Marie Amelie von Godin (2010) [1956]. Kontribute në historinë e sundimit turk në Shqipëri: një Skicë Historike v. I [Beiträge zur Geschichte der Türkenherrschaft in Albanien: eine historische Skizze]. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: Shtëpia Botuese "55". fq. 66–72. ISBN 978-99943-56-83-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Gegaj, P. Athanas (tetor 1938). "Diletantizem historik". bibliotekashkoder.com. Hylli i Dritës vj. XIV, nr. 10. fq. 554. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2018. Marrë më 16 prill 2018.
  13. ^ Swire, Joseph (1937). King Zog's Albania (në anglisht). Tirana: R.Hale. fq. 69. While the Turkish tide was flowing into the Balkan Peninsula, while the Balsha Princes were striving to preserve from the invading hordes the Albanian state they had established
  14. ^ a b c Shpuza, Gazmend (20 maj 2017). "Balshajt cliruan Kosoven". Telegrafi. Marrë më 14 prill 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Bashkim Iseni (2008). La question nationale en Europe du Sud-Est: genèse, émergence et développement de l'indentité nationale albanaise au Kosovo et en Macédoine. Peter Lang. fq. 60–. ISBN 978-3-03911-320-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Xhufi 2002, p. 301
  17. ^ Petkov, Kiril (2014). The Anxieties of a Citizen Class: The Miracles of the True Cross of San Giovanni Evangelista, Venice 1370-1480 (në anglisht). BRILL. fq. 149, 285. ISBN 9789004259812.
  18. ^ Tzvetkov, Plamen (1993). The A history of the Balkans: (në anglisht). EM Text. fq. 219. ISBN 9780773419568.
  19. ^ Frashëri, Kristo (2009). Skënderbeu i shpërfytyruar nga një historian zviceran dhe disa analistë shqiptarë. Tirana: Dudaj. fq. 70–73. ISBN 978-99943-0-109-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Kasëm Biçoku, Historia e Popullit Shqiptar, v1, fq 376
  21. ^ Fabrini, Rolando (2018). SCANDERBEG (1405-1468) (në italisht). Lulu. fq. 11-12. ISBN 9780244110161.
  22. ^ Bulgarian Academy of Sciences (2003). Bulgarian historical review, Volume 31, Issues 1-4 (në anglisht). Publishing House of the Bulgarian Academy of Sciences. fq. 167.
  23. ^ The New Encyclopædia Britannica: Macropædia, vol 13, edition 15 (në anglisht). Encyclopædia Britannica. 1991. fq. 201. ISBN 9780852295298.
  24. ^ Fine (1994), p. 292, 389.
  25. ^ Nicol (2010), p. 173.
  26. ^ a b c d e f Bartl, Peter. "Balšići". Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas (në gjermanisht). Mynih. fq. 130–132. Marrë më 18 mars 2019.
  27. ^ Elsie, Robert (2012), A biographical dictionary of Albanian history, Londër: I.B. Tauris, fq. 27, ISBN 9781780764313, OCLC 801605743 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Rudić (2006), p. 99.
  29. ^ Ćorović 2001, ТРЕЋИ ПЕРИОД, IX. Распад Српске Царевине
  30. ^ a b Shuflaj, Milan (2004). Serbët dhe shqiptarët. Përkthyer nga Hasan Çipuri. Tiranë: Toena. fq. 164–170. ISBN 99927-1-854-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ Rudić 2006, f. 99.
  32. ^ Xhufi 2002, p. 301
  33. ^ a b Fine 1994, p. 358
  34. ^ Xhufi 2002, p. 301
  35. ^ Xhufi 2002, p. 301
  36. ^ Xhufi 2002, p. 301
  37. ^ Fine (1994), f. 362.
  38. ^ Xhufi 2002, p. 302
  39. ^ Xhufi 2002, p. 301
  40. ^ Xhufi 2002, p. 302
  41. ^ Xhufi 2002, p. 301
  42. ^ Xhufi 2002, p. 302
  43. ^ Xhufi 2002, p. 302
  44. ^ Xhufi 2002, p. 304
  45. ^ Xhufi 2002, p. 304
  46. ^ Somel, Selcuk Aksin (2010). The A to Z of the Ottoman Empire. Rowman & Littlefield. fq. 14. ISBN 978-0-8108-7579-1. Arkivuar nga origjinali më 2018-03-01. ...the Ottomans supported Lord Carlo Thopia against Balsha II, defeating the latter... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  47. ^ Gibbons, Herbert Adam (21 gusht 2013). The Foundation of the Ottoman Empire: A History of the Osmanlis Up To the Death of Bayezid I 1300-1403. Routledge. fq. 159. ISBN 978-1-135-02982-1. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2016. ...In 1385, Khaireddin pasha... was invited by Charles Thopia, lord of Durazzo, to aid him in a war against Balsa... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  48. ^ Xhufi 2002, p. 304
  49. ^ Xhufi 2002, p. 304-305
  50. ^ Xhufi 2002, p. 306
  51. ^ Xhufi 2002, p. 306

Literaturë

Referime

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!