Asiria ishte mbretëri në lindjen e afërt, me rrënjë nga tokat rreth mesit të lumit Tigër (2008Iraku verior), e cila me shpejtësi shtrojë ndikimin e vetë. Ngritja e parë e kësaj mbretërie u bë në shekullin XX p.e.sonë ; ndërsa gjatë shekulljve XIII dhe XII p.e.sonë krahas Babilonisë, ishte fuqia më e madhe e regjionit. Pas disa ramjeve, diku në vitet 900-ta p.e.sonë fillon edhe ndritja e dytë e rëndësishme e kësaj mbretërie, gjatë së cilës e pushtuan edhe Babilonin. Në vitin 612 p.e.sonë kjo mbretëri u mund nga Meder-ët dhe Babilonët.
Si kryeqendër e njohur ishte Asuri (gjer. Assur), krahas tij ishin të njohura edhe qendrat Ninive, Kalach, Dur-Sharrukin.
Kultura asiriane kishte arritur të zhvillojë shkallë të lartë të realizmit posaçërisht në artin figurativ të relievit (Skena të gjuetisë dhe të luftës).
Gjuha zyrtare qe perdorej ne Asiri ishte gjuha Aramaike,e cila vazhdon te perdoret edhe sot na komuniteti asirian ne Sirin e sotme.
Hollësisht
Pjesa e teritorit të dy lumenjve, qytetet kryesore të krahinës qendrore, Asur, Arbilu, Dur-Sharukin, Kelah dhe Ninive. Nga fillimi i historisë deri në shek. VII sunduan pandërprerë mbi Ashurin 116 mbretër. Tashmë në kthimin e II. mijëvjeçarit asirianët themeluan ngulime tregtare në Anadolinë. Asirianët u bënë ndërmjetësit e kulturës sumeriane dhe babilonase të trashëguar. Ngritja e parë politike asiriane ndodhi falë usurpatorit Shamshi-Adad I (1750-1717). Ky pushtoi shtetin qytetëror Mari, themeloi një perandori që lidhi Eufratin dhe Tigrisin dhe zgjerohej jashtë këtij teritori. Por kërkimi për t’u zgjeruar edhe më, frenohej nga Hamurapi nga Babiloni, nga shteti mitanas dhe nga hitasit. Klima e papëlqueshme dhe grindjet formojnë frymën luftëtare të asirianëve. Udhëheqësit e tyre formojnë një ushtri të disiplinuar dhe të fuqishme. Që nga shek. XIII Asiria zgjerohet në të gjitha anët. Tukulti-Ninurta (1242-1206) pushton Babilonin, depërton gjer në Detin mesdhe dhe liqenin e Vanit. Fazën e dytë të zgjerimit e drejton Adad Nirari II (909-889). Fushatat bëhen edhe më të pamëshirshme dhe mizore, robërit e luftës keqtrajtohen, njerëzit e vendeve të pushtuara deportohen. Salmanassari III (858-824) sulmon i pari Izraelin. Mbreti izraelit Jehu i jap haraç. Mbreti judeas Ahazja e thërret Tiglat Pilezerin III (745-727) në ndihmë kundër Sirisë dhe Izraelit (khs 2 Mbr 15,19; 16,7-19; Iz 7).
Biri i tij, Shalmanasari V (727-722) rrethon kryeqytetin e Samarisë. Sargoni II (722-705) e pushton qytetin (2 Mbr 17,6). Pastaj, nën sundimin e Hizkijës, Sanheribi (705-681) rrethon Jerusalemin. Fushatën e tij kundër Palestinës ky e përshruan në mbishkrime të ndryshme të gjetura, kurse rrethimin e Lakishit në mbishkrimet të gjetura në pallatin e tij. Nën sundimin e Asarhadonit (681-669) dhe atij të Ashurbanipalit (668-626) perandoria asiriane shtrihej nga Gjiri Persik dhe nga malet Zagros gjer në Egjipt, nga malet e Armenisë gjer në shkretëtirën arabe. Ashurbanipali përkrah artin dhe shkencën, në residencën e tij themelon një bibliotekë me 10.000 pllakat argjili duke përfshirë veprat më të rëndësishme të letërsisë babilonase: p.sh. eposi i Gilgameshit, eposi i Enuna Elishit. Nën sundimin e Nabupolasarit të Babilonit dhe mbretit medas Kiaksarës pushtohen Assur (614) dhe Ninive (612). Perandoria asiriane merr fund (Nah 3) dhe perandoria e re babilonase hipen në fuqi.
Perandorët asirianë
883-859 Ashurnasirpal II
858-824 Shalmanezer III
(853 beteja e Karkarit)
823-811 Shamshi-Adad
810-783 Adad-Nirari III
782-773 Shalmaneser IV
772-756 Ashurdan
755-745 Ashurnirari V
744-727 Tiglat-Pilezer III
726-722 Shalmanezer V
721-705 Sargon II
704-681 Senaherib
680-669 Esarhaddon
668-630 Ashurbanipal
629-612 Sinsharishkun
(612 rënia e Nineves)
612-609 Ashuruballit
(609 rënia e Haranit)
Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!