Arben Pëllumbi

Arben Pëllumbi
Të dhëna vetjake
U lind më1965
Korçë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePS
ArsimimiUniversiteti i Tiranës
PunësimiPolitikan

Arben Pëllumbi, ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1965. Është rritur dhe ka studiuar në Tiranë, ku krijoi familjen dhe aty ka pjesën më të madhe të miqve të tij. Arben Pëllumbi është i martuar dhe babai i 3 fëmijëve , një djali dhe dy vajzave.

Biografia

Në vitin 1988 ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Degën “Inxhinieri Elektrike” dhe fillimisht ka punuar si Inxhinier Projektues, në Institutin e Studimeve Metalurgjike Elbasan, Dega e Metaleve me ngjyra Laç, e më pas në Institutin e Informacionit Tiranë. Përveç angazhimit në profesionin e inxhinierit, për një kohë të gjatë ka qenë aktiv dhe i suksesshëm dhe në fushën e biznesit. Politika ka qenë një pasion i hershëm i tij, i ngjizur natyrshëm prej trashëgimisë familjare dhe në mënyrë të veçantë prej babait të tij Prof. Servetit. Prej këtyre lidhjeve shumë të hershme me politikën, por dhe me besimin e tij se politikbërja është një kontribut i çmuar për të ardhmen e vendit, vendosi të jetë pjesë aktive e saj.

Jeta Politike

Në zgjedhjet e Qershorit 2017 u zgjodh deputet i Qarkut Tiranë, ku ka përfaqësuar ish-zona rurale, që sot janë pjesë e Bashkisë Tiranë. Në shtator të vitit 2018, Asambleja Kombëtare me propozim të kryetarit të partisë, Edi Rama, i besoi detyrën e rëndësishme të Sekretarit Organizativ dhe në vitin 2019 edhe atë të Koordinimit Elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Ne zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, party Socialiste e ka bërë pjesë në skuadrën fituese të Qarkut Tiranë, duke e renditur të 8-in, ku me shumë kënaqësi Arbeni do të përfaqësojë banorët e Njësisë 2.


Referime dhe shënime

Strategi Solo vs Squad di Free Fire: Cara Menang Mudah!