Angelina Jolie[3] lindi si Angelina Jolie Voight;[4] 4 qershor 1975) është një aktore, regjisore dhe humanitare amerikane. Marrëse e shumë vlerësimeve, duke përfshirë një Academy Award dhe tre Golden Globe Awards, ajo është emëruar disa herë si aktorja më e paguar e Hollivudit.
Si personazh publik, Jolie është cituar si një nga njerëzit më të fuqishëm dhe me ndikim në industrinë amerikane të argëtimit. Ajo është cilësuar si femra më e bukur në botë nga media të ndryshme. Jeta e saj personale, duke përfshirë marrëdhëniet, martesat dhe shëndetin, ka qenë subjekt i një publiciteti të gjerë. Ajo është e divorcuar nga aktorët Jonny Lee Miller, Billy Bob Thornton dhe Brad Pitt. Ajo ka gjashtë fëmijë me Pitt, tre prej të cilëve janë birësuar ndërkombëtarisht.
Karriera
Jolie e filloi karrierën duke vepruar me zell për një dekadë me një film me buxhet të ulët prodhimi. Roli i parë që ka luajtur si protagoniste ishte në filmin Hackers. Ajo u vlerësua nga kritikët për mënyrën e paraqitjes në filmin biografik dhe fitoi një Academy Award for Best Supporting Actress për performancën e saj në filmin Girl Interrupted. Jolie ka arritur famën e saj më vonë në një film portretizues të një video loje si personazh heroik me emrin (Lara Croft) në Lara Croft: Tomb Raider dhe që atëherë e ka ngritur veten si një prej aktoreve më të mirënjohura dhe më të paguara në Hollywood Ajo ka pasur sukseset e saj më të mëdha komerciale me filmin aksion-komedi Mr. & Mrs. Smith dhe filmin e animuar Kung Fu Panda.
Jeta private
E divorcuar nga aktori Jonny Lee Miller dhe Billy Bob Thornton, gjithashtu është divorcuar nga Brad Pitt duke marrë në kujdestari të gjithë fëmijët e saj.
Jolie dhe Pitt kanë adoptuar tre fëmijë, Maddox, Pax, dhe Zahara, si dhe kanë tre fëmijë biologjikë, Shiloh, Knox dhe Vivienne.