*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 14 dhjetor 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 15 nëntor 2014
Rrahmani ka lindur në Prishtinë nga prindër shqiptarë me origjinë nga Skënderaj.
Karriera me klube
Drenica
Rrahmani filloi karrierën e tij si i ri te Drenica ku u promovua në skuadrën e parë gjatë sezonit 2011–12. Në verën e vitit 2012, ai filloi një provë me skuadrën e Kategorisë Superiore, Kastrioti, të cilën ai e kaloi. Pas provës ai sëbashku me klubin gjetën gjuhën e përbashkët për kushtet personale, por marrëveshja nuk u finalizua pasi Kastrioti dhe Drenica nuk mundën dot të gjenin një zgjidhje për transferimin e mbrojtësit.[1]
Partizani
Në sezonin 2012–13 ai qëndroi te Drenica ku impresionoi me performancat e tij pavarësisht moshës së re, gjë që i dhuroi kalimin tek 15 herë kampionët e Shqipërisë, Partizani.
Napoli
Më 20 janar 2020, Rrahmani u transferua te Napoli për 14 milion €, duke firmosur një kontratë disa vjeçare.[2][3] Po në të njëjtën ditë, ai u huazua te Verona për pjesën e mbetur të sezonit.[3] Paga e tij do të mbulohej pjesërisht nga Napoli. Rrahmani u rikthye te Napoli për sezonin 2020–21, duke mos u aktivizuar asnjë ndeshje gjatë pjesës së parë të kampionatit.[4] Debutimi i tij zyrtar me klubin erdhi më 3 janar 2021 në fitoren 4–1 në transfertë kundër Cagliarit, duke u aktivizuar si zëvëndësues në minutën e 87të.[5] Ai shënoi golin e parë me klubin në barazimin 1–1 kundër ish klubit të tij Verona në javën e fundit të sezonit.[6]
Në sezonin e rradhës, Rrahmani u bë titullar i padiskutueshëm nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, duke formuar një dyshe në mbrojtje me Kalidou Koulibaly.[7][8] Ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 4–0 kundër Udineses në Stadio Friuli më 20 shtator.[9] Goli i dytë erdhi më 3 tetor një tjetër fitore në transfertë, këtë herë ndaj Fiorentinës.[10] Rrahmani e mbylli sezonin e dytë me Napolin me 4 gola të shënuar në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u vlerësuar për performancat e tij.[11][12]
Rrahmani e ruajti vendin e titullarit për sezonin 2022–23, duke qënë një nga lojtarët më të dalluar të ekipit.[13] Më 4 maj 2023, pas barazimit 1–1 kundër Udineses në transfertë, Napoli u shpall kampion i Italisë për herë të tretë në histori;[14][15] me këtë sukses, Rrahmani u bë lojtari i parë i përfaqësues kosovare që e fiton këtë trofe.[16]
Karriera ndërkombëtare
Kombëtarja nën-21
Rrahmani u thirr për herë të parë me kombëtaren U–21 për një ndeshje miqësore kundër Maqedonisë nën-21 në shkurt 2013.[17] Ai më pas erdhi si lojtari i ri në katër ndeshjet e fundit të Shqipërisë për kualifikueset e Kampionatit Evropian nën-21 2015, sakëtisht nga gushti e deri në Nëntorin e vitit 2013.[18]
Shqipëria
Rrahmani u thirr nga trajneri i kombëtares shqiptareGianni De Biasi për ndeshjen miqësore kundër San Marinos më 8 qershor 2014. Ai bëri debutimin e tij në atë ndeshje duke luajtur tetë minutat e fundit të suksesit 3–0.[19]
Kosova
Ai u thirr nga kombëtarja kosovare në ndeshjen e ndeshje sanksionuar FIFA më 21 Maj 2014 kundër Senegalit. Ai luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke mos qënë në gjëndje të evitonte humbjen 3–1.[20]