Alma Maria Mahler Gropius Werfel (e lindur me ermin Alma Maria Schindler; 31 gusht 1879 – 11 dhjetor 1964) ishte një personalitet shoqëror dhe kompozitore e lindur në Vjenë. Ajo u bë gruaja e kompozitorit Gustav Mahler, më pas, e arkitektit Walter Gropius, dhe më pas, e romancierit Franz Werfel. Aktive në muzikë qën nga adoleshenca e saj, ajo ishte kompozitore e së paku shtatëmbëdhjetë këngëve për zë dhe piano. Në vitet e mëvonshme salloni i saj u bë pjesë e skenës artistike, së pari në Vjenë, pastaj në Los Angeles.
Biografia
Alma Schindler u lind në vitin 1879, në Vjenë, Austri (atëherë Austro-Hungari), nga babai Emil Jakob Schindler një pikto pejsazhi dhe bashkëshortja e tij Anna Bergen (1857-1938). Pas vdekjes së babait të saj (1892), nëna e saj u martua me ish-nxënësin e burrit të saj, Carl Moll, i cili ishte një bashkë-themelues i Shkëputjes së Vjenës.
Karriera romantike
Veprimtaria shoqërore e Alma-s, në rininë e saj përfshinte edhe miqësinë me artistët e Shkëputjes së Vjenës, në mesin e tyre Gustav Klimt. Në moshë të re, ajo kishte disa marrëdhënie të afërta, duke përfshirë Klimt, drejtorin e teatrit Max Burckhard dhe kompozitor Alexander von Zemlinsky.
Vdekja
Alma Mahler Werfel vdiq më 11 dhjetor 1964 në Qytetin e Nju Jorkut. Ajo është varrosur në Grinzing seksionin e Vjenës, në të njëjtën varrezë si vajza e saj Manon Gropius[1] dhe burri i saj i parë, Gustav Mahler.[2]