Ali bin Abdurrahman el-Hudhaifi (lindi më 22 maj 1947, Arabisht: علي بن عبد الرحمن الحذيفي) është një imam saudit dhe hatib i El-Mesxhid en-Nebeui, dhe një ish-imam i Xhamisë së Kubas. Stili i tij i recitimit të Kuranit me një melodi të ngadaltë dhe të thellë njihet gjerësisht.[1]
Jeta
Në vitin 1972 ai u diplomua me një diplomë Bachelor në Ligj në Universitetin Islamik Imam Muhamed bin Saud. Në vitin 1975 ai mori një diplomë master në ligjin islam nga Universiteti el-Ez'her, dhe më pas mori doktoraturën në të njëjtin universitet.[2]
Ai ishte imam dhe hatib i Xhamisë së Kubas gjatë vitit 1978. Në vitin 1979 ai u bë imam i El-Mesxhid en-Nebeui. Në vitin 1981, gjatë muajit të Ramazanit, ai u emërua imam për namazet e teravive në Mesxhid el-Haram dhe më pas u kthye në Xhaminë e Madhe të Medinës ku vazhdon të prij namazin.[3]
Referime