Ali (Lika) Haxhiu është një nga legjendat e futbollit lushnjarë që i përket viteve 1940-1965.
Jeta
Lika Haxhiu lindi më 26 tetor 1928 në qytetin e Lushnjes. Djali i patriotit të shquar lushnjarë Bajram Haxhiu, njëri nga vëllezërit e dëshmorit të futbollit shqiptarë Abdurrahman Roza Haxhiu. Karriera Futbollistike e Lika Haxhiu-t nisi si futbollist i shquar i ekipit "Traktori" të Lushnjes në vitet 1940-1950. Më pas në vitet 1950-1953 Lika Haxhiu ishte inspektor i Edukimit Fizik dhe sporteve të Lushnjes dhe në vitin 1965 ishte trajner i rezervave dhe ekipit kampionë kombëtarë të të rinjëve të "Traktorit" të Lushnjes.