Agron Llakaj (lindur më 24 prill 1960) është aktor, humorist, këngëtar, producent dhe personalitet televiziv shqiptar. Ai është krijuesi i emisionit komedik Al Pazar, dhe që prej 2019 moderator i emisionit satirik Fake Off.
Fillimet artistike i ka në lëvizjen amatore në shtëpinë e kulturës së Memaliajt nga viti 1978 deri në 1987, si këngëtar dhe parodist, më vonë u bë i njohur në zhanrin e imitimit, zakonisht duke imituar komentatorët e futbollit dhe folësit e lajmeve po aq sa shumë emra të mirënjohur nga ekrani dhe humori. Përgjatë kësaj periudhe Agron Llakaj ishte i ftuar special në estradën profesionale të Gjirokastrës për gjashtë muaj, dhe mori pjesë në emisionin televiziv Bashkë me Ju, në të cilin u bë i njohur nga publiku i përgjithshëm shqiptar.[2]
Aktivitetet e tija kanë qenë intenzive si i ftuar në programet 12 në Hollywood, 12 Vallëzime Pa Një të Shtunë, Rreth Fatit për 12 Javë, etj.
Ai njihet për imitimin e personaliteteve politike si Sali Berisha, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani, etj. Llakaj ka qenë prezent në emisione televizive si Telebingo gjatë viteve 1996 deri në 2003. Ai ishte bashkëregjisor i filmit Titaniku në TV Klan më dhjetor 1998.[3]
Nga 2003 deri 2010, ai ishte drejtor artistik, moderator, dhe aktor i emisionit humoristik Portokalli të Top Channel-it. Nga 2011 deri 2012 ishte moderator i emisionit kuiz Kush do të bëhet milioner?. Nga 2012 deri 2019, ai ishte autor, regjisor, skenarist dhe aktor i emisionit humoristik Al Pazar, dhe që prej dhjetor 2019 ai drejton emisionin satirik Fake Off bashkë me Xhevahir Zenelin.[4][5]
Llakaj e ka një galeri të pasur të personazheve me humor, si Xha Temja, Aneja, Jorgaq fotografi, Sul agjenti, Fiqo, Visho, e të tjerë.
Ai u dekorua në 2010 nga Presidenti Bamir Topi me urdhërin "Mjeshtër i Madh".[6]