A Game of Thrones (shqip: Një lojë e froneve) është romani i parë i serisë fantazi A Song of Ice and Fire, të shkruara nga autori amerikan George R. R. Martin. Për herë të parë u publikua më 6 gusht, 1996. Romani në vitin 1997 fitoi Locus Award[1] dhe u kandidua për dy çmime tjera, për 1997 Nebula Award[1] dhe 1997 World Fantasy Award.[2] Novela Blood of the Dragon, që përmban kapitujt për Daenerys Targaryen nga ky roman, fitoi 1997 Hugo Award si Novela më e Mirë. Në janar të vitit 2011 romani u bë bestseller i New York Times[3] dhe arriti në pozitën #1 në listën e korrikut të vitit 2011.[4]
Botimet
Romani është publikuar në disa botime në formë të të shtypur, elektronik, dhe me zë. Në qershor 2000, Meisha Merlin publikoj një botim të kufizuar të librave, i ilustruar plotësisht nga Jeffrey Jones.[5]
Çmimet dhe kandidimet
Referime
Lidhje të jashtme