ALI CETAKU
ALI CETAKU
Mjeshter i elekronikes, novator, profesor i radio-elekronikes dhe fizikes, krijues i Uzines se Radio-Televizoreve, sot ne pension.
Ali Cetaku ka lindur me 25 Janar 1933, ne Durrës.
Pas perfundimit te shkolles 8 e 12 vjeçare ne qytetin e tij te lindjes, Aliu filloi studimet ne degen e fizikes dhe elektronikes. Qe shume i ri, Aliu filloi te shprehte pasionin e interesin e tij te madh per aparatet e ndryshme elektronike e mekanike. Shume i talentuar ne kete fushe, ai krijoi qe i vogel aparatet e para. Ne moshen 14 vjeç krijon dhe drejton rrethet teknike ne shtepine e pioniereve ne Durres dhe ne vitin 1948 fillon punen si elektoteknik ne kantierin detar ne Durres. Ne 1951 jep mesim ne shkollen Kristaq Boshnjaku dhe me vone angazhohet si mesues i fizikes-elektroteknikes ne shkolla te tjera 8 e 12 vjeçare te qytetit te Durresit. Gjate sherbimit ushtarak, ai shquhet perseri per ndihmen qe jep ne fushen e elektroteknikes ne sektorin ushtarak.
Perveç pasionit per elektroniken dhe fiziken, Aliu luan ne piano e fizarmonike, ushtron disa gjuhe te huaja (rusisht, italisht, frengjisht) dhe shkruan poezi.
Karriera profesionale
1948-1951: Elektoteknik ne kantierin detar, Durrës
1951-1952: Mesues fizike ne shkollen 8-vjeçare “Kristaq Boshnjaku”, Durrës
1953-1954: Sherbimi ushtarak, elektronike ushtarake
1955-1960: Krijues e drejtues i laboratorit te reparim sherbimit, Durrës
1960-1966: Shef i seksionit tekniko shkencor dhe drejtues i sektorit te radioelektronikes ne shtepine e pioniereve, Durrës
1966: Themelimi i industrise se prodhimeve elektronike shqiptare (Uzina radio televizoreve), Durrës
1966-1993: Drejtues tekniko shkencor, URT
1960: (Fusha e bujqesise) aparature per temperimin e akseve te ploreve (plugjet = makina bujqesore) me frekuence te larte
Shkurt 1961: Ndertues e projektues i stacionit te pare eksperimental ne Shqiperi te telekomandimit te objekteve ne distance
Nentor 1962: Realizues i radios se pare shqiptare “Pionier”
1963: Expozite me prodhime nga fusha e radioelektronikes te realizuara nga nxenesit, drejtuar nga Ali Cetaku, ne pallatin e pioniereve, Tirane
Tetor 1964: Organizues e drejtues i sesionit te pare tekniko-shkencor te radioelektronikes ne Shqiperi
1965: (Fusha e ushtrise) sistemi i mbrojtjes ushtarake telekomandimi ne distance i armeve te zjarrit
1967: Perfaqesues i Ministrise se industrise shqiptare, per realizime kontraktuale per pajisje te uzines se radiove, ne Budapest, Hungari
1986: (Fusha e mjekesise) Audiometer depistues ne studimin “Lufta kundra zhurmave profesionale ne prodhim“, elektroforeza etj. Nje numer i madh projektesh, studimesh e realizimesh ne fushen e arsimit si realizimi i pajisjeve dhe kabineteve mesimore nga cikli i ulet ne Universitet. Po ashtu ne fushen e muzikes prodhimi i aparaturave elektromuzikore, organo, metronom etj
1964, 1971, 1986: Eksposita te prodhimit te aparaturave radio-elektronike te prodhuara nga Aliu, ne ekspoziten qendrore shqiptare ‘Shqiperia sot’
Vazhdon akoma edhe sot te interesohet per zhvillimet e fundit ne fushen e elektroteknikes dhe shkruan kujtimet e nje jete te mbushur me arritje e suksese.
Publikimi i punes dhe studimeve tekniko shkencore te tij eshte paraqitur ne me shume se 50 gazeta, revista e filma. Emisioni me i fundit ku prezantohet nje portret dhe vepra e tij: http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=1875#
Informasi ini disarikan dari Wikipedia dan disajikan kembali untuk tujuan edukasi. Konten tersedia di bawah lisensi CC BY-SA 3.0. Kami tidak bertanggung jawab atas ketidakakuratan data yang bersumber dari kontribusi publik tersebut.